Kukësi festoi sot 104-vjetorin e shpalljes së pavarësisë dhe 72 vjetorin e çlirimit të Atdheut.

Aktiviteti kulturor-historik në kuadër të festave të Nëtorit u mbajt në Pallatin e Kulturës “Hasan Prishtina”, organizuar nga Bashkia Kukës në bashkëpunim me Prefekturën dhe Drejtorinë Rajonale të Arsimit.

Aktiviteti u përshendet nga Kryetari i Bashkisë, Z.Bashkim Shehu, Prefekti i Qarkut, Z.Liman Morina, Komiteti i Veteranëve të Luftës Nacional Çlirimtare dhe Organizata e Familjeve të Dëshmorëve të cilët e vleresuan 28 Nëntorin si datë të rëndësishme historike, pikë kulmore kthese për fatet e Kombit Shqiptar.



Duke evidentuar kontributin e atdhetarëve patriot, që e kryen me sukses misionin e tyre, Kryetari i Bashkisë, Z.Bashkim Shehu dha mesazhin se kjo ditë e madhe duhet t’i bashkojë shqiptarët kudo që janë me një vullnet të ri, për t’iu rikthyer shembujve shtetformues të Ismail Qemalit, Isa Boletinit e themeluesve të tjerë të shtetit shqiptar, figura të ndritura të kombit tonë, që meritojnë nderim të perjetshëm.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin përfaqësues të pushtetit vendor, partive politike, institucioneve loklae, veteranë dhe qytetarë të tjerë.

Grupi i valleve, Qendra Kulturore e Fëmijëve dhe këngetarë të Qendrës Kulturore të Bashkisë interpretuan kolazhe me këngë e poezi me tematikë atdhetare, kushtuar 104 vjetorit të pavarësisë dhe 72 vjetorit të Çlirimit të Shqipqrsisë.