Sot është dita kur përkulemi me respektin më të thellë, nderimin më të madh kombëtar para heronjve të lirisë e të pavarësisë.

28 Nëntori është dita kur flamuri që na bashkon të gjithëve si komb, na kujton sakrificën dhe çmimin e madh që liria dhe pavarësia jonë kanë pasur ndër shekuj.

Me këtë rast, bashkia Kukës uron të gjithë shqiptarët kudo ku janë, GËZUAR 28 NËNTORIN, këtë ditë të madhe, të bekuar kombëtare të lirisë dhe të pavarësisë.