• SHTIQËN

    Njësia Administrative Shtiqën përbëhet nga 5 fshatra: Shtiqën ,Gjalicë, Muje, Krenxë dhe Kodër-Lumë. Shtrihet në veri të Bashkisë Kukës dhe dëshmohet si vendbanim që në shekullin e XVI.

    Festa tradicionale në Njësinë Administrative Shtiqën është “Festa e Gjalicës”.

    FONDI PYJOR = 2100 ha

    OBJEKTET ARSIMORE:

    • Shkolla e mesme “Qazim Shehu” Shtiqën.
    • Shkolla 9-vjeçare Kodër-Lum.

    Në këto dy shkolla marrin mësim 528 nxënës me 42 mësues.



    3780banorë

    NUMRI I POPULLSISË


  • TËRTHORE

    Njësia Administrative Tërthore përbëhet nga 6 fshatra: Breg-Lumë, Pobreg, Gjegjan, Bardhoc Qendër, Bardhoc i Ri dhe Morin. Shtrihet në pjesën Verilindore të Bashkisë Kukës, me një sipërfaqe prej 6120.2 ha, plus sipërfaqen ujore të Liqenit të Fierzës. I gjithë territori përshkruhet nga “Rruga e Kombit” deri në kufi me Kosovën.

    Festa tradicionale në Njësinë Administrative Tërthore është “Të qethurat e të leshtave” dhe përkon me të Enjten e parë të muajit Shtator.

    Destinacioni më i mirë për turizëm mund të jetë Mali i Koretnikut dhe Liqeni i Fierzës që përshkruan të gjithë gjatësinë e Njësisë Tërthore në anën perëndimore të saj.

    MONUMENTE KULTURORE: Pisha në fshatin Gjegjan

    • Lapidari në fshatin Pobreg përkujton masakrën e shovinistëve serb ndaj banorëve të këtij fshati në vitin 1913.
    • Lapidari në fshatin Bardhoc Qendër dhe i Ri përkujton betejën e forcave partizane me ushtrinë naziste.

    Në vendin e quajtur “Kodra e Pecës”, sipas gojëdhënave ndodhet një kala që mendohet se i përket periudhës së Ilirëve.

    Në fshatin Bardhoc, në vendin e quajtur “Polina”, mendohet se ka ekzistuar qyteti Polini ku dhe janë gjetur shumë relike (qeramika të ndryshme, tjegulla, tuba uji, qypa etj.)


    FONDI I TOKËS BUJQËSORE:

    FSHATITOKË GJITHSEJTRUALLTOKË BUJQËSORE
    TOTAL2609769 m2252002 m22357767 m2
    Breg-Lum58044 m239030 m219014 m2
    Pobreg448021 m240243 m2407778 m2
    Gjegjan225338 m254174 m2171164 m2
    Bardhoc Qendër 394208 m235000 m2359208 m2
    Bardhoc i Ri680964 m228118 m2652847 m2
    Morin803193 m255437 m2747756 m2


    FONDI PYJOR:

    TOTALI2459.7 ha
    Trungishte254 ha
    Cungishte2140.9 ha
    Shkurre66.7 ha
    Djerrinë198.9 ha
    Sipërfaqe Këllusore716.4 ha
    Sip. Inprod-Shkëmbore347.2 ha
    Sip. Bujqësore1322.8 ha
    Sip. Urbane73.3 ha


    OBJEKTET ARSIMORE:

    SHKOLLAFSHATINR. I NXËNËSVENR. I MËSUESVEKOPSHTE
    Shkolla 9-vjeçare "Hasan Hallaçi"Breg-Lum8591
    Shkolla 9-vjeçarePobreg8381
    Shkolla "Elmaz Ademi"Bardhoc Qendër314263
    Shkolla 9-vjeçare "Gani Duraku"Morin7991



    3724banorë

    NUMRI I POLULLSISË


  • BUSHTRICË

    Njësia Administrative Bushtricë përbëhet nga 7 fshatra: Bushtricë, Palush, Matranxh, Gjegjen, Vile, Barruc dhe Shpat.

    Festat tradicionale në Njësinë Administrative Bushtricë janë:

    • Dita e Verës (13 Mars)
    • Shën Gjergji (6 Maj)

    Si destinacione turistike mund të shfrytëzohen bjeshkët e zonës, Kroi i Mbretit, Kroi i Mirë dhe Kallabaku.

     

    FONDI I TOKËS BUJQËSORE:

    FSHATITOKË GJITHSEJTOKË BUJQËSORE
    Bushtricë30 ha5 ha
    Palush40 ha12 ha
    Matranxh25 ha8 ha
    Gjegje22 ha7 ha
    Vile52 ha14 ha
    Barruc27 ha12 ha
    Shpat12 ha9 ha
    TOTALI208 ha67 ha

     

    OBJEKTET ARSIMORE:

    SHKOLLAFSHATINR. I NXËNËSVENR. I MËSUESVEKOPSHTE
    Shkolla 9-vjeçare dhe e mesme "Bushtrica 1"Bushtricë300201
    Shkolla fillore "Bushtrica 2"Bushtricë4521
    Shkolla fillore "Vile"Vile525-
    Shkolla fillore "Barruc"Barruc31-
    -Palush--1



    2036 banorë

    NUMRI I POPULLSISË