Parlamenti i Brukselit zhvilloi nje seance te posaçme ne fokus te se ciles ishte bashkepunimi i komunave te Brukselit me bashkite e Kukesit, Hasit, Tropojes, Gjanoves, Prizrenit e Dragashit.

Ne fjalen e tij ne kete seance, Kryetari i Bashkise Kukes, Z.Bashkim Shehu e vuri theksin tek gadishmeria e bashkise per bashkepunim te frytshem nderkufitar, te mbeshtetur edhe nga komunat e rajonit te Brukselit per thithjen e projekteve qe mbeshtetn nga BE, me fokus zhvillimin e zonave kufitare Shqiperi-Kosove.

Deputetet e parlamentit te Brukselit por edhe kryetaret e Komunave Forest dhe Bruksel u shprehen te gatshem per mbeshtetje dhe lobim per projekte tilla qe do te sherbejne per fuqizimin e rajoneve kufitare me projekte konkrete ne infrastrukture, investime publike e rritje kapacitetesh per qeverisje lokale.



Permes fondeve IPA, BE mbetet finacuesi kryesor ne zonat nderkufitare Shqiperi-Kosove, si rruga Shishtavec-Dragash, ndertimi i sheshit dhe rrugeve te brendshme te fshatit Shishtavec, dogana e perbashket ne Morin, ku padyshim Bashkia Kukes ka qene lobuese per realizimin e tyre.

Kjo seance e rendesishme qe sherbeu si ure komunikomi nder rajonal u ndermjetesua nga Z.Amet Gjanaj, deputet ne parlamentin e Brukselit.