Ne nje ceremoni solemne ne New Jersey u konkretizua marreveshja e binjakezimit ndermjet Bashkise Kukes dhe Bashkise Lyndhurst.





Kryetari i Bashkise Lyndhurst, Z.Robert Giangeruso pasi i uroi mireseardhjen kryebashkiakut Shehu, vleresoi lart arritjen e binjakezimit mes dy qyteteve. ”Kemi mjaft te perbashketa. Qytetaret tane jane te njohur me kulturen e traditen tuaj. Nje pjese e mire e tyre jane ketu dhe japin kontribut te çmuar ne New Jersey dhe me gjere. Ne do te punojme bashkarisht ne zhvillimin e metejshem te bashkepunimit ne arsim, kulture, eksperience administrative etj. Ky eshte nje fillim i mbare dhe tashme rruga jone eshte e perbashket ne te mire te qytetareve tane”– u shpreh kryebashkiaku i Lyndhurst, Giangeruso.

Kryetari i bashkise, Z.Bashkim Shehu falenderoi miqte amerikane per pritjen dhe angazhimine tyre ne arritjen e kesaj marreveshje. “Jemi nje qytet i vogel, por me vlera te jashtezakonshme te mikpritjes e bujarise. Tradita dhe trashegimnia eshte vlera me e çmuar me te cilen krenohemi. Resurset e Kukesit ne fushen e industrise nxjerrese e perpunuese minerare, hidrike, bimeve medicinale e potencialet turistike jane nje ftese e hapur per bashkepunim me investitoret amerikane. Jemi te bindur se konkretizimi i kesaj marreveshjeje do te jete nje shtyse e madhe per rinine e sidomos studentet. Dyert e Kukesit do te jene te hapura per ju dhe miqte amerikane dhe qyteti yne do te jete edhe i juaji”– u shpreh ne fjalen e tij kryetari Shehu.

I pranishem ne kete ceremoni solemne, kongresmeni amerikan Bill Pascrell vleresoi se tepermi shqiptaret ne pergjithesi e kuksianet ne veçanti. “Kam degjuar per Kukesin ne vitin 1999, u shpreh kongresmeni Pascrell. Ne ate kohe kur lufta ishte ndezur ne ballkan dhe Kosova ishte ne qendresen e saj per liri, me beri pershtypje mikrpitja e madhe e banoreve te Kukseit per qindra e mijera kosovare te shperngulur. I kam ndjekur me shume vemendje ngjarjet e asaj kohe dhe keni falenderimet e mia personale dhe te Kongresit Amerikan per ate cfare keni bere. Sot jemi ne kushte te tjera e me zhvillime pozitive ne ballkan e veçanerisht ne Shqiperi. E mireprita me shume kenaqesi kete binjakezim mes dy qyteteve. Shqiptaret jane miq te Amerikes dhe te tille do te jene perhere”.– tha ne fjalen e tij kongresmeni Bill Pascrell.

Ne kete ceremoni ishin te pranishem edhe autoritete te tjera te larta vendore e politike te New Jeresy-t, ndersa me kryetarin e bashkise ishte edhe deputetja e Partise Demokratike, Albana Vokshi.