Procedura e regjistrimit të një biznesi në Bashkinë Kukës:

Hapi i parë: Regjistrimi ligjor i biznesit Tuaj pranë QKR-së

Për të plotësuar hapin e parë Ju duhet të paraqiteni dhe të aplikoni për regjistrim biznesi  në Qendrën Kombëtare të Rregjistrimit (QKR), pranë Bashkisë Kukës duke u paraqitur me Karten e identitetit.

Hapi i dytë: Regjistrimi fiskal i biznesit Tuaj në Drejtorinë e të Ardhurave.

Pas regjistrimit të biznesit në QKR, Ju duhet të paraqiteni pranë Drejtorisë së të Ardhurave me qëllim regjistrimin për efekte fiskale me dokumentacionin e mëposhtëm:

  • 1. Esktraktin e Rregjistrimit të marrë nga QKR-ja
  • 2. Një kopje të Numrit të Identifikimit të Subjektit (NIPT-i) lëshuar nga QKR-ja
  • 3. Një fotokopje e Dokumentit të Identifikimit
  • 4. Dokumentat e pronësisë
  • 4.1 Fotokopje e kontratës së qerasë së mjedisit nëse jeni qeramarrës, bashkangjitur planimetria e objektit dhe plan-vendosja e saj
  • 4.2 Fotokopje e dokumentit të pronësisë në rast se jeni pronar të objektit ku ushtroni aktivitet, së bashku me planimetrinë përkatëse
  • 4.3. Fotokopje Kontrate shitblerje.
  • 4.4. Fotokopje Akt-Sipermarrje (vertetim i Marrjes ne dorezim nga Firma)
  • 4.5. Fotokopje Formular vet-deklarimi per legalizim.
  • 5. Dokumenta të tjerë për rastin e Shoqërive Tregtare të ashtuquajtura Biznes i Madh
  • 5.1 Akti i Themelimit të Shoqërisë
  • 5.2 Statuti i Shoqërisë