Kryetari i Bashkisë, Z.Bashkim Shehu priti sot në një takim të veçantë Shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Shqipëri, Z.Claus Neukirch.

Gjatë takimit, kryebashkiaku Shehu fillimisht shprehu vlerësimin për asistencën e vyer të Këshillit të Evropës, ndër vite, për konsolidimin e demokracisë dhe të shtetit të së drejtës në Shqipëri, e më pas bëri një përmbledhje të detajuar të situatës social-ekonomike në Kukës.


Z.Neukrich falenderoi Kryetarin Shehu për pasqyrimin e detajuar të situatës në Kukës, duke theksuar se “kjo na ndihmon edhe Ne për të përshtatur punën tonë në mbështetje të projekteve në ndihmë të Shqipërisë e qeverisjes lokale në veçanti”.


Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për reformën territoriale, problematikat që ka sjellë kjo reformë, situatën politike në Shqipëri si dhe ndikimin e saj në qeverisjen lokale.