DEKLARATE E KRYETARIT TE BASHKISE PER SITUATEN E KRIJUAR PAS PROTESTES SE BANOREVE TE QARKUT KUKES KUNDER TAKSES NE RRUGEN E KOMBIT.

Kam ndjekur me vemendje zhvillimet para, gjate dhe pas protestes se zhvilluar nga qytetaret e Qarkut te Kukesit ne Rrugen e Kombit kunder vendosjes se tarifes.

Situata e krijuar ne Kukes nuk eshte normale.

E para kerkoj te ç’tensionohet politikisht situata.

Kukesi qe nga mbreme eshte kthyer ne nje shtetrrethim policor, e ne kete kontekst i bej thirrje qeverise te heqe kete rrethim policor e terror ndaj qytetareve.

Me shume se kurdo, sot nevojitet dialog dhe sheshim I mosmarreveshjeve per kete rruge dhe tarifen e vendosur nga qeveria.

Çdo acarim i metejshem i situates eshte i demshem, ndaj sot une jam ne krah te qytetareve te kukesit pa dallime e ndasi politike.

Policia te vleresoje me maturi situaten, te ruaje ekuilibrat dhe te mostejkaloje kompetencat ligjore me veprime antikushtetuese.

Organet e Prokurorise, Gjykates, Sherbimi i Çeshtjeve te Brendshme dhe Ankesave te bejne te gjitha vleresimet e nevojshme, hetim te plote e te paanshem, komunikim te
vazhdueshem rreth zhvillimeve e transparence te plote per fatin e qytetareve te shoqeruar gjate nates dhe dites se sotme.

Kerkojme lirimin e menjehershem te te gjithe qytetareve te shoqeruar gjate ketyre oreve, dhe kjo kerkese eshte e panegociueshme.

Kukesi nuk e meriton te damkoset me deklarata qe nxisin dhune dhe urrejtje kolektive.

Ne nuk jemi per dhune dhe denojme cdo akt dhune ngado qe te vije ajo, por i perkrah fuqimisht qytetaret e mi ne kauzen e tyre te drejte.

U bej thirrje bashkeqytetareve te mi dhe te gjithe atyre qe perfaqesoj per ruajtjen e qetesise e maturi ne veprimet e tyre dhe me kryesorja, i kerkojme qeverise te reflektoje ne vendimarrjen e saj per heqjen e tarifes ne Rrugen e Kombit.