Bashkia Kukës, Drejtoria e Koordinimit të Politikave Rinore dhe Projekteve zgjodhi Qendrën Ditore të fëmijëve me aftësi ndryshe për të kaluar sëbashku Ditën e Verës.

Kjo drejtori, e cila në kuadër të strukturës së re të Bashkisë u promovua me këtë aktivitet, kishte përgatitur një set dhuratash enkas për fëmijët e kësaj Qendre Ditore.

Drejtori i Rinisë, Z.Njazi Hoxha tha se: “duhet ti japim fund diskriminimit dhe përjashtimit të kësaj shtrese sociale e cila është dhe duhet të jetë pjesë e përditshmërisë tonë”, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm, Z.Bujar Muçmata rikonfirmoi angazhimin e Bashkisë për fokusimin tek kjo qendër, e cila në fillim të muajit Prillit do t’i nënshtrohet rikonstruksionit total për tu krijuar kushte edukimi, formimi, akomodimi e çlodhjeje këtyre fëmijëve të mrekullueshëm për integrimin e tyre në shoqëri.

Në këtë aktivitet i pranishëm ishte edhe Kryetari i Këshillit Bashkiak, Z.Lavdrim Shehu.