1 Qershori, Dita Nderkombetare e Femijeve e gjeti qytetin e Kukesit ne nje atmosfere qe veç femijet dine ta krijojne. Sheshi “Skenderbej” ishte qendra e festimeve, ku shume veprimtari zbavitese iu dedikuan teresisht femijeve.

Bashkia Kukes ne bashkepunim me Drejtorine Rajonale te Arsimit, Policine e Shtetit dhe ate Bashkiake kishin marre te gjitha masat per mbarevajtjen e ketyre veprimtarive.

Kenget, vallet, lojrat e ndryshme dhe aktivitetet sportive sollen gjalleri e jehone gazmore ne shetitoren dhe sheshin “Skenderbej”.

Femijet pjesmarres ne festen e 1 Qershorit i pershendeti Kryetari i Bashkise, Z.Bashkim Shehu, i cili duke iu uruar atyre gezuar festen, beri te ditur se shume shpejt ne qytetin e Kukesit do te ndertohet nje strehimore moderne per femijet jetime te Bashkise Kukes.



Me pas festa u zhvendos ne Qendren e Sherbimeve Sociale te Bashkise Kukes, ku per 22 femijet me aftesi ndryshe te kesaj qendre u shperndane dhurata te siguruara nga studentet dhe pedagoget e Fakultetit te Edukimit ne Prishtine.