Kryetarja e Gruas së Partive Popullore Europiane, Doris Pack u nderua me mirënjohje nga Bashkia e Kukësit. Ky vlerësim Eurodeputetes Pack i jepet për kontributin e dhënë për “Shqipërinë dhe Shqiptarët” në proçeset integruese te Shqipërisë.



Kreu i Bashkisë, Z.Bashkim Shehu e ka cilësuar këtë ditë një ngjarje të veçantë dhe ky vlerësim është vetëm një shenjë mirënjohje për mbështetjen e pakursyer të zonjës Pack për çështjet e shqiptarëve.

Duke falenderuar Bashkinë dhe kryetarin Shehu për vlerësimin që i bëhet, eurodeputetja Doris Pack u shpreh se: “Shqipëria duhet të ketë një të tashme e të ardhme më të mirë”.



Ndërkohë, gjatë bisedës me eurodeputeten Pack, Kryetari i Bashkisë, Z.Bashkim Shehu e njohu me situatën aktuale të bashkisë, gjendjen social-ekonomike, resurset e shumta dhe mundësitë për zhvillimin e zonës, qoftë në fushën energjitike, minerare dhe turizmit.

Zj.Pack deklaroi se rajoni i Kukësit duhet të ndihmohet nga Qeveria dhe i bëri thirrje kryeministrit Rama që të kethejë vëmendjen nga Kukësi.



Në ceremoninë për dhënien e mirënjohjes merrte pjesë Zj.Albana Vokshi-Kryetare e Lidhjes Demokratike te Gruas së Shqiperisë si dhe deputete të LDK-së në Parlamentin e Kosvës.