Me mbështetjen e Bashkisë Kukës, Qendra Kulturore e Fëmijëve në Pallatin e Kulturës “Hasan Prishtina” organizoi festivalin tradicional të fëmijëve “Fest 2016”.

Festivali ngjiti në skenë 17 këngë të interpretuara nga zërat kualitativ të fëmijëve, duke dhuruar kështu momente të veçanta për spektatorët e pranishëm në sallë.

Gjinia e këngëve ishte e larmishme, por dhe e përcaktuar në grupmosha të ndryshme, si për fëmijë të moshës së vogël dhe ato më të rritur.

Kori i fëmijëve ishte ai që do i dha vlerat maksimale të gjithë konkurrentëve. Grupi i valleve dhe baletit modern të QKF-së, me koreografi të përgatitura enkas për këtë festival, zunë një vend të veçantë në elementet artistike të këtij festivali.

 



Në fund të spektaklit, juria shpërndau edhe çmimet:

Debutuesi më i mirë:
• Klea Sinamati
• Genta Kovaçi

Interpretuesi më i mirë:
• Keixhi Bilali

-Çmimi i tretë
• Olesia Elezi
• Alesia Koloshi

-Çmimi i dytë
• Daniela Toçi
• Anisa Gernaci

-Çmimi i parë
• Alesia Ollomani