Kukësi festoi sot 105-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Aktiviteti kulturor-historik në kuadër të festave të Nëntorit u mbajt në Pallatin e Kulturës “Hasan Prishtina”, organizuar nga Qendra Kulturore e Bashkisë dhe Qendra Kulturore e Fëmijëve.

Aktiviteti u përshendet nga Kryetari i Bashkisë, Z.Bashkim Shehu, Prefekti i Qarkut, Z.Zenel Kuçana dhe kryetari i Komitetit të Veteranëve të Luftës Nacional Çlirimtare, Z.Enver Onuzi, të cilët e vlerësuan 28 Nëntorin si datë të rëndësishme historike dhe pikë kulmore kthese për fatet e Kombit Shqiptar.



Të pranishëm në këtë aktivitet ishin përfaqësues të pushtetit vendor, partive politike, institucioneve lokale, veteranë dhe qytetarë të tjerë. Grupi i valleve, Qendra Kulturore e Fëmijëve dhe këngetarë të Qendrës Kulturore të Bashkisë interpretuan kolazhe me këngë e poezi me tematikë atdhetare e patriotike.