Pas aktivitetit kulturor-historik të zhvilluar në Pallatin e Kulturës “Hasan Prishtina”, Kryetari i Bashkisë, Z.Bashkim Shehu sëbashku me përfaqësues të Partisë Demokratike Dega Kukës dhe Bashkisë Kukës zhvilloi homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve, duke vendosur kurora me lule.



Pas homazheve, kryebashkiaku Shehu u ndal në një urim për banorët e Kukësit: – “Gëzuar 28 Nëntorin të gjithë kuksianëve kudo që janë, ditën e flamurit, ditën e lirisë dhe pavarsisë!”

Njëkohësisht Kryetari i Bashkisë, Z.Bashkim Shehu i bëri thirrje edhe qeverisë që të mbështesë Bashkinë e Kukësit për rikonstruksionin e Varrezave të Dëshmorëve:- “Projekti për rikonstruksionin e Varrezave të Dëshmorëve është gati dhe meqenëse viti 2018 është shpallur si “Viti i Skënderbeut” i bëjmë thirrje qeverisë dhe shpresojmë që të na mbështesë për zbatimin e tij”.