Ka përfunduar rikonstruksioni i plotë i çerdhes së lagjes 3 të qytetit, një donacion i bizneseve kosovare në shenjë falenderimi për mikpritjen që Kukësi u bëri në periudhën e eksodit masiv në vitin 1999.

Kryetari i Bashkisë, Z.Bashkim Shehu së bashku me Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Z.Qemal Minxhozi dhe biznesmenët kontribues, në mënyrë simbolike prenë shiritin e inagurimit të këtij objekti arsimor, tashmë me kushte bashkohore.



Bashkia Kukës falenderon përzemërsisht bizneset kontribuese në këtë donacion:

Solid-Suharekë, Graniti & CO-Suharekë, ERAND-Gjilan, Golden Eagle-Suharekë, Etika-Suharekë, Flamuri Petrol-Suharekë, Termo Plast-Suharekë, Gashi Komerc-Suharekë, Fortesa Home-Prishtinë, NEPTUN Kosova, RSM, Vëllezërit e Bashkuar-Zhur, Kag Asphalt Co-Krushë e Vogël, Zielbau Urim Hoxhaj-Gjermani, MEKA Halal Food-Sharr, Ilirija-Mitrovicë, Sopaj-Rahovec, Eurokos-Prishtinë, Elsa group-Pejë, JUMBO Kosova, Inter – com-Prizren.