Nga sot, Kukësi  do të ketë monumentin kushtuar martirëve të Lumës, të cilët 105 vjet më parë, në vjeshtën e vitit 1913 u masakruan nga trupa të ushtrisë serbe. Në një ceremoni zyrtare të organizuar nga Bashkia Kukës, zbulimi i pllakës përkujtimore  të memorialit u bë nga kryetari i Bashkisë, Z.Bashkim Shehu dhe historiani Shefqet Hoxha. Në fjalën e tij përshëndetëse, kryebashkiaku Shehu pasi uroi Kosvën për  formimin e ushtrisë së saj  u shpreh  se “me këtë vepër ne po bëjmë një përpjekje për të mos harruar mizoritë serbe në Lumë sidomos nga brezat e rinj.”