Ambasadorja e BE, Zj.Romana Vlahutin ishte sot në Shishtavec, ku sëbashku me Kryetarin e Bashkisë, Z.Bashkim Shehu inaguruan rrugën që lidh fshatin e Shishtavecit me Kosovën, përmes pikës së kalimit kufitar Shishtavec-Krushevë.

Në fjalën përshëndetëse, Kryebashkiaku Shehu falenderoi taksapaguesit europianë për këtë investim të rëndësishëm për zonën, si dhe apeloi për më shumë vëmendjë në mirëmbajtjen e këtyre investimeve.

Ndërsa Ambasadorja Vlahutin theksoi faktin se Shishtaveci është një zonë me potencial të jashtëzakonshëm, ndaj banorët nuk duhet të largohen nga ky vend i mrekullueshëm. “E ardhmja është këtu, ju keni një vend të mrekullueshëm. Edhe ne do të jemi përkrah jush me investime qoftë në infrastrukturë apo ato në fushën e agro-turizmit”– u shpreh Zj. Vlahutin.

Rruga që lidh Shishtavecin me Kosovën është një investim i Bashkimit Europian me një vlerë prej 500 mijë euro.