“Lëvizshmëri e përbashkët, pa ndotje dhe e zgjuar”.
 
Në kuadër të javës së lëvizshmërisë, Drejtoria e Koordinimit të Politikave Rinore dhe Projekteve në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Arsimit,

Policinë Bashkiake dhe Policinë Rrugore, në rrugën “Eksod ’99” organizoi paradën me biçikleta dhe patina me qëllim sensibilizimin e opinionit publik për shtimin e kujdesit ndaj mjedisit dhe ruajtjen e tij sa më të pastër.