Kampionati Lokal i Sportit – Dita 2

Përfundoi me sukses kampionati dy ditor i sportit organizuar nga Bashkia Kukës dhe Klubi Shumësportësh Kukësi.

Gjatë ditës së sotme u zhvillua edhe finalja e futbollit mes ekipeve Shishtavec – Zapod, ku pas 11-metërshave fitues u shpall ekipi i Shishtavecit.

Në sportin e mundjes, sipas peshave përkatëse, u shpallën 10 kampionë në stilin e lirë dhe 6 kampionë në stilin klasik, ndërsa në volejboll kampion u shpall ekipi i femrave të gjimnazit “Havzi Nela”.

Drejtori i Klubit Shumësportësh, Z.Kujtim Kovaçi vlerësoi nivelin e treguar nga të rinjtë kuksianë gjatë këtij kampionati dhe siguroi që organizime të tilla do të janë më të shpeshta, me qëllim angazhimin e sa më shumë të rinjëve me sport dhe largimin e tyre nga rruga e veset e këqija.

Për të gjithë fituesit, nga Klubi Shumësportësh u shpërndanë diploma e stimuj materialë.

Shpërndaj