Vazhdon puna për vënien në funksion të gjithë veprave vaditëse në territorin e Bashkisë Kukës.

Krahas punimeve që po kryhen në veprën më të madhe ujitëse në Qarkun e Kukësit, Kanalin e Uzinës, grupet e punës të ngritura nga Bordi i Kullimit po punojnë në kanalin e vjetër të Shtiqnit për pastrimin e të gjithë gjatësisë së tij nga shkurret e mbeturinat e ndryshme inerte.



Gjithashtu në Kalimash, në kanalin vaditës “Vija e Kolës” po punohet për rindërtimin e shtratit të kanalit dhe shtrirjen e tubacioneve për përcjelljen e ujit.