Vazhdon puna për vënien në funksion të veprës më të madhe vaditëse në Qarkun e Kukësit, Kanalin e Uzinës.

Punimet janë përqëndruar në krijimin e shtratit të kanalit dhe veshjen me beton në të gjithë gjatësinë e tij me qëllim reduktimin në maksimum të humbjeve të ujit.

Parashikohet që kjo fazë e punimeve të përfundojë në muajin Maj, atëherë kur fillon edhe sezoni i ujitjes.



Gjithashtu, Bashkia Kukës përmes Bordit të Kullimit vazhdon punën dhe është në fazën e prokurorimeve për rehabilitimin e 5 veprave të tjera vaditëse në Pobreg, Breglumë, Bushat, Kalimash e Çinamakë.

Të gjitha këto objekte do të vihen në funksion brenda këtij sezoni duke rritur ndjeshem sipërfaqen e ujitjes në territorin e Bashkisë Kukës, lidhur ngushtë me shtimin e sipërfaqes së tokës së punueshme e fuqisë punëtore.