Shumë shpejt pritet të marrë fund edhe problemi i kanalizimit të ujërave të zeza në lagjen Gostil të qytetit.

Prej ditësh, Bashkia në bashkëpunim me Ujësjellës Kanalizime Kukës ka nisur punën për krjimin e rrjetit të kanalizimeve me gjatësi 1671 metër linear. Sistemi i ri i kanalizimeve do të bëjë të mundur rrjedhjen normale të të gjithë ujërave të zeza për në kolektorin e Gjallicës dhe do ti japë fund shqetësimit disa vjeçar të banorëve të lagjes Gostil.