Bashkia Kukes ne zbatim te projektit “EU Desks – Zyrat per çeshtjet e Bashkimit Europian”, në kuadër të Projektit “Bashkitë për në Europë”, si pjese e nje programi qe i dedikohet dhe ka si qëllim rritjen e kapaciteteve për të përcjellë sa më shumë dhe sa më qartë te qytetarët informacionin e duhur për Bashkimin Europian, standartet dhe kriteret që vendet kandidate për anëtarësim duhet të plotësojnë për të qenë pjesë si dhe ndryshimet që vijnë pas anëtarësimit, në nivelin ekonomik apo social, keto dite ka bere te mundur hapjen e “Këndit të Bashkimit Europian”.



Shumë qytetarë kanë ende paqartësi, ashtu sikurse janë të shumtë ata që që e kanë të qartë se Bashkimi Europian, para së gjithash është i lidhur me cilësinë e jetës, me një komunitet që kujdeset për të gjithë anëtarët e tij njësoj, në mënyrë të barabartë, ndaj Bashkia Kukës eshte e vendosur qe te beje hapa konkret per t’iu ardhur ne ndihme dhe per t’iu sherbyer sa me mire qytetarëve kuksiane.

Vendodhja: Pallati i Kultures “Hasan Prishtina”, kati i dyte.