Pas rikonstruksionit të plotë të çerdhes së lagjes 3, investimet në rikonstruksionin e çatisë, vendosjen e ndriçimit, lyerjen e fasadës dhe përmirësimin e kushteve në kuzhinën e konviktit “20 Dëshmorët” janë një shembull i mirë i bashkëpunimit të frytshëm mes bashkisë dhe biznesit.



Kryetari i bashkisë, Z.Bashkim Shehu inspektoi nga afër punën e kryer në konviktin e qytetit dhe falenderoi biznesmenin, Z.Ram Geci për gadishmërinë e treguar në kryerjen e këtyre investimeve.

Gjithashtu kryetari Shehu ftoi të gjithë biznesmenët kuksianë që ti bashkohen inisiativës bashkëpuniese të bashkisë dhe sëbashku të bëjmë sa më shumë punë të mira me sa më pak shpenzime.