Konvikti “20 Dëshmorët” përkujtoi sot 103 vjetorin e shpalljes së pavarsisë dhe 71 vjetorin e çlirimit të Atdheut. Në një aktivitet festiv me poezi, këngë e valle, nxënësit e këtij konvikti vlerësuan atë periudhë të lavdishme si ngjarjen më të madhe të historisë kombëtare.Duke shfrytëzuar këtë ceremoni, Kryetari i Bashkisë, z.Bashkim Shehu premtoi më tepër angazhim për konviktin “20 Dëshmorët” në përmirësimin e infrastrukturës në kuzhinë, mensë e hoteleri.
Kryetari i Bashkisë shfrytëzoi rastin për të dhënë edhe një lajm të mirë, atë të përfundimit të proçedurave të marrjes në dorëzim të shkollës së re “Bajram Curri” dhe vënien në dispozicion të ambienteve të shkolles ekzistuese për gjimnazin Havzi Nela, si rrjedhojë edhe kalimin e proçesit mësimor pa turne.