Bashkim Shehu

Kryetar i Bashkisë Kukës

Datëlindja: 15 Maj 1978

Vendlindja: Kukës

Profesioni: Jurist

 (024) 225-110

kryetari@kukesi.gov.al


  • Roli i Kryetarit

    Kryetari luan rolin e organit ekzekutiv dhe zgjidhet një herë në 4 vjet. Funksioni i tij është përkthimi në praktikë i politikave dhe vendimeve që merren nga Këshilli.

    Kryetari i Bashkisë raporton para Këshillit për gjendjen ekonomiko-financiare si dhe për probleme të tjera që kanë të bëjnë me funksionet e bashkisë të paktën një herë në 6 muaj ose më shpesh, sa herë kërkohet nga Këshilli. Ai ka të drejtën e zbatimit të akteve të Këshillit si dhe ushtrimin e të gjitha të drejtave, detyrimeve që i janë ngarkuar bashkisë me ligj. Gjithashtu, Kryetari gjatë ushtrimit të funksionit të tij ka të drejtën e rikthimit për rishqyrtim në Këshill jo më shumë se një herë të vendimeve, kur vëren se ato cënojnë interesat e bashkësisë.


  • Autoriteti emërues i kryetarit

    “Ligji 8652 neni 44- Kompetencat dhe detyrat e kryetarit të bashkisë:

    e) emëron dhe shkarkon zëvendëskryetarin/rët e bashkisë;

    ë) emëron dhe shkarkon drejtuesit e ndërmarrjeve dhe institucioneve në varësi.

    g) emëron dhe shkarkon punonjësit e tjerë jodrejtues të strukturave dhe njësive në varësi të bashkisë, përveç kur parashikohet ndryshe në ligjin nr.8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil.”

    Ka dy nivele emërimesh në qeverinë vendore:

    Emërimet politike

    1. Nënkryetari/rët e Bashkisë.
    2. Sekretari i Këshillit Bashkiak.

    Emërimet jo-politike

    • Nëpunësit civil bashkiak (stafin e administratës së bashkisë dhe drejtuesit e ndërmarrjeve dhe institucioneve në vartësi të bashkisë).