Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z.Bujar Nishani, i dha Kukësit dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”.

Ky urdhër i jepet Kukësit për solidaritetin, mikpritjen e rrallë dhe humanizmin e pashoq të treguar ndaj motrave e vëllezërve shqiptarë nga Kosova, gjatë shpërnguljes së tyre masive me dhunë nga makineria ushtarake e Millosheviçit në vitin 1999.

Kreu i shtetit e cilësoi unike dhe të papërsëritshme pritjen që kuksianët i bënë vëllezërve e motrave kosovarë. “Mikpritja është pasuria që trashëguan shqiptarët. Ju sfiduat edhe skeptikët e kohës, meritoni të viheni në piedestal”- iu drejtua Presidenti kuksianëve në cermoninë e posaçme te organizuar në Pallatin e Kulturës ” Hasan Prishtina”.