Kryetari i Bashkisë, Z. Bashkim Shehu, zhvilloi sot një takim pune në Ambasadën e Hungarisë, me drejtues të kompanisë “Kristaly L.t.d” dhe shoqatës së ujësjellësit të Hungarisë. Kompania “Kristaly l.t.d” ka një eksperience prej 26 vitesh në fushën e menaxhimit dhe trajtimit të ujit dhe ujrave të zeza dhe klientët e tyre kryesisht janë institucione shtetërore qëndrore dhe vendore.

Fokusi i takimit ishte përmirësimi i furnizimit me ujë të pijshëm, përmirësimi i sistemit të kanalizimeve si edhe trajtimi i tyre. Ambasadori i Hungarisë, Z. Antal Heizer është angazhuar maksimalisht për të arritur një bashkëpunim me kompaninë në këtë fushë duke garantuar mbështetjen e tij të plotë në nisjen e këtij projekti në Bashkinë Kukës.



Gjatë zhvillimit të takimit, kryetari i Bashkisë së bashku me ekspertin e fushës, bëri një përshkrim të detajuar të situatës aktualë në Kukës në lidhje me ujësjellësin dhe kanalizimet por edhe problematika të tjera me fokus menaxhimin dhe trajtimin e ujrave.

Përfaqësuesit e kompanisë “Kristaly L.t.d.”, kanë treguar interes të lartë për të nisur një projekt të tillë në Kukës dhe angazhohen të nisin një studim fizibiliteti, përfshirë kryerjen e një ankete, nga ku do të mund të dalin dhe problematikat kryesore të cilat kanë nevojë për përmirësim. Në këtë drejtim, Kryetari i Bashkisë tregoi gadishmërinë e tij për mbështetjen e projektit dhe bashkëfinancimin e tij.



MANAGMEMENT AND TREATMENT OF WATER AND WASTEWATER.

The Mayor of Kukes Municipality, Mr. Bashkim Shehu, held a meeting at the Embassy of Hungary, with representatives from the Hungarian Company “KRISTALY l.t.d” and Hungarian Water Utility Association. The company “KRISTALY l.t.d” has 26 years experience in the field of management and treatment of water and wastewater and their clients mainly are central and local state institutions.

The focus of the meeting was the improvement of drinking water supply, improvement of sewerage system as well as the improvement of their management and treatment. The Ambassador of Hungary, Mr. Antal Heizer is highly committed to achieving collaboration with the company in this field, by guaranteeing his full support to the launch of this project in the Municipality of Kukes.

During the meeting, the Mayor together with the expert of the field, made a detailed description of the current situation in Kukes of water supply and sewage as well as other issues focusing on water and waste water treatment and management.

Representatives of the company “KRISTALY l.t.d” have shown great interest to launch such a project in Kukes and are committed to start a feasibility study and conducting a survey, which can help to identify the main issues which need improvement. In this regard, the Mayor showed his readiness to support the project in disclosing and making available all the needed data as well as in co-financing the project.