Një set librash nga klasa e parë deri në klasën e nëntë ishte dhurata e Kryetarit të Bashkisë Kukës për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Z.Jonuz Musliu ishte në Kukës për të kërkuar mbështetje në mbajtjen gjallë të arsimimit në gjuhën shqipë për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Sipas tij edhe pse ka një marrëveshje mes Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Serbisë për tekstet në gjuhen shqipe të vitit shkollor 2017-2018, nuk po zbatohet, ndaj insiativa e tij është që ekzemplarët e teksteve shqip ti dërgojë në entet botuese të Serbisë si model për prodhimin e tyre.

Ndërsa Kryetari i Bashkisë Z.Bashkim Shehu ka shfrytëzuar rastin t’iu bëj apel qeverive respektive por edhe instancave të tjera për më tepër angazhim e vëmendje për të drejtat themelore të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.