Prej dy ditesh mjetet e bashkise punuan per riparimin e demeve te shkaktuara nga reshjet e dendura te shiut e rrebesheve, mbremjen e 5 Qershorit, ne Njesinte Administrative Zapod e Grykecaje.

Si pasoje e reshjeve te shumta u bllokuan akset kryesore ne Perroin e Madh, prane HEC-eve e Orgjostit ne te cilin u zhvendosen qindra meterkub inerte.

Edhe ne Njesine Administrative Grykecaje u punua ne te gjithe gjatesine e rruges qe lidh fshatin Bushtrice me fshatin Caje, duke nisur me perroin e Gjicit e me radhe.

Mbremjen e sotme perfundoi puna per rikthimin e ketyre akseve ne normalitet e te qarkullueshme per mjetet.