Krahas aksionit për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të ujit, ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Kukës (UKK), në fshatin Nangë, ka nisur punën për futjen në sistem të gjithë abonentëve familjarë dhe rilidhjen e ujit në mënyrë të kontrolluar e me matësa.

Ky aksion do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme dhe do të shtrihet edhe në fshatrat Krenxë e Shtiqën.