Donatorët nuk heqin dorë nga Bashkia e Kukësit, përkundrazi ato po shtohen çdo ditë.

Kryetari i Bashkisë, Z.Bashkim Shehu kurorëzoi me sukses një tjetër bashkëpunim me firmën “Abazaj Sh.P.K” nga Prizreni, kompani e cila ka vendosur gurthemelin për ndërtimin e shkollës fillore, kopshtit dhe ambulancës në Bardhoc. Punimet kanë nisur dhe brenda një afati të shkurtër kohor objektet do të jenë gati.

Objektet do të jenë me kushte bashkëkohore e do të ofrojnë komoditet për fëmijët në kopësht, nxënësit në shkollë dhe banorët që do të marrin shërbim shëndetësor.

Kryetari i Bashkisë, Z.Bashkim Shehu gjatë inspektimit të punimeve falenderoi firmën “Abazaj Sh.P.K” për këtë donacion, duke treguar gadishmërinë e bashkëpunimin edhe për objekte të tjera sociale.

Pas investimit të realizuar në çerdhen e lagjes 3 të Kukësit, nga bizneset e Kosovës ky është një tjetër investim i përmasave të mëdha në shërbim të komunitet. Shumë shpejt do të ketë edhe investime të tjera.