Njëri prej problemeve më të mprehta të infrastrukturës në Kukës ka marrë zgjidhje. Bashkia ka nisur punën për ndërtiimin e unazës veriore të qytetit ose siç njihet ndryshe “Rruga e Tregut”.


E gjithë unaza me gjatësi rreth 1.2 km, nga e cila do të zhvendoset edhe trafiku për mjetet e tonazhit të rënde, do të ketë parametrat e standarteve ndërkombëtare, me trotuare, ndriçim, kanalizimet e ujërave të bardha e të zeza etj.

Investimin me vlerë rreth 97 milionë lekë të reja Bashkia e Kukësit e ka siguruar përmes Qeverisë Shqiptare nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve – FZHR.