Kukësi, vështrim arkeologjik.

Në vijim të projekteve për kulturën dhe trashëgiminë, Bashkia Kukës vjen me botimin me të ri “Kukësi, vështrim arkeologjik” i Prof. Dr. Luan Përzhita, Drejtor i Institutit të Arkeologjisë.
Botimi në fjalë, i financuar nga Bashkia Kukës, sjell një përmbledhje të qytetërimit të Kukësit që në periudhat e hershme para krishtit.
Promovimi i këtij botimi të rëndësishëm shkencor e historik do të zhvillohet ditën e Enjte, date 28 Qershor, ora 11:00 në sallën e American Corner, Pallati i Kulturës “Hasan Prishtina”.

Vendosja e bustit të poetit Havzi Nela.

DATË 12 QERSHOR, ORA 10:00, PARA GJIMNAZIT TË QYTETIT BASHKIA KUKËS ORGANIZON CEREMONINË SOLEMNE TË VENDOSJES SË BUSTIT TË POETIT HAVZI NELA, I VARUR NGA DIKTATURA, 30 VITE MË PARË NË KUKËS.

Shën Valentini

Me rastin e Shën Valentinit, ditës së të dashuruarve, Qendra Kulturore e Bashkisë organizon koncert festiv me të rinjë kuksianë e të ftuar nga Tirana.

Ditën e Martë, datë 14 Shkurt, ora 12:00 ne Pallatin e Kulturës “Hasan Prishtina”. JU MIRËPRESIM!


Drama “Cigareshitësja”.

Nën kujdesin e Bashkisë Kukës, në Pallatin e Kulturës “Hasan Prishtina”, në datat 2,3 dhe 4 Nëntor, ora 12:00, Qendra Kulturore e Bashkisë shfaq dramën “Cigareshitësja” të autorit Abdullah Troshupa. Ftoheni të merrni pjesë!


Kampionati Lokal i Sportit

Datë 5-6 Tetor, ora 9:00, në këndin e lojërave me dorë pranë stadiumit “Zeqir Ymeri”, Bashkia Kukës në bashkëveprim me Klubin Shumësportësh Kukësi organizon:

KAMPIONATIN LOKAL NË SPORTET
MUNDJE, MINIFUTBOLL DHE VOLEJBOLL FEMRA