Bashkia Kukës, në kuadër të projektit “Mbështetja e Bashkisë Kukës në hartimin e Paketës Fiskale, Buxhetit Vjetor dhe Programit Buxhetor Afatmesëm 2018-2020” mbështetur nga Programi për Decentralizim dhe Zhvillim Vendor DLDP dhe Instituti i Kërkimeve Urbane, ditën e Hënë, datë 29.05.2017, ora 10:00, në ambjentet e American Corner pranë Pallatit të Kulturës “Hasan Prishtina” , do të organizojë dëgjesën publike për prezantimin e realizimit të Planit të Shpenzimeve për vitin 2016 si dhe Programit Buxhetor Afatmesëm 2018-2020.