KOMUNIKATË PËR SITUATËN NË TERRITORIN E BASHKISË KUKËS SI PASOJË E MOTIT.

Ne 24 oret e fundit reshjet e shiut thuajse jane nderprere dhe ne lartesite 400 meter mbi nivelin e detit jane zevendesuar me reshje bore shtresat e se ciles variojne nga 5 cm deri ne 20 cm ne lartesite mbi 1000 metra.

Situata ne territorin e Bashkise Kukes paraqitet e tille:

Rruget nacionale dhe rurale jane te kalueshme.
Te bllokuar mbeten fshatrat Çaje dhe Lojme. Ekspertet e bashkise kane pare nga afer situaten ne rrugen e fshatit Lojme e per shkak te problemeve qe shfaq terreni do te nderhyet ne nje moment me te pershtatshem.

Ne Bushtrice ka patur demtim te nje numri te konsiderueshem bagetish si pasoje e vershimit te ujit gjate kthimit te tufes nga kullotat. Grupi i punes i bashkise ne bashkepunim me Drejtorine e Bujqesise kane qene ne vendngjarje per te vleresuar demet.

Energjia elektrike mungon ende ne disa fshtra, e gjate mbremjes se kaluar jane shfaqur defekte edhe ne linjen Zapod-Pakisht.

Nje grup specialistesh te Bordit te Kullimit te bashkise kane vleresuar nga afer situaten e rezervuareve ne Shishtavec, Kolsh e disa vepra te tjera ujitese. Ne rezervuarin e Shishtavecit prurjet kane rritur nivelin e tij ne kuoten maksimale. Ekspertet kane vleresuar se shkarkuesi dhe elemntet e tjere te sigurise ne kete rezervuar jane ne gjendje gadishmerie dhe funksional. Ne rezervuarin e Kolshit ka rezerva te mjaftueshme te kapacitetit mbartes dhe nuk ka probleme. Vepra marrese e kanalit te Breglumit eshte demtuar nga prurjet e lumit Luma.

Administrata e Bashkise dhe Njesive Administrative jane ne pune dhe situata po mbahet nen kontroll.

Buletini meteorologjik shteteror ka paralajmeruar perkeqesim te situates dhe shtim te reshjeve.