KOMUNIKATË PËR SITUATËN NË TERRITORIN E BASHKISË KUKËS SI PASOJË E MOTIT.
Gjate nates dhe paradites se sotme kane vijuar reshjet e shiut me intensitet te larte. Fatmiresisht nuk ka deme qe kercenojne jeten e banoreve apo shtepite e banimit. Deri ne mesdite situata ne territorin e Bashkise Kukes paraqitet e tille:
Ne fshatin Lojme ka patur vershime uji drejt shtepive te banimit por eshte devijuar nga banoret. Ne Njesine Administrative Bushtrice eshte demtuar shtepia e z.Bajram Hasa ndersa ne Surroj shtepia e z.Xhafer Oka.
Shkarjet e dherave dhe gureve paraqiten probleme ne akset rrugore qe lidhin Kukesin me fshatrat Shishtavec, Lojme, Orgjost, Zapod, Breglume, Grykecaje e Malzi. Ka demtime te urave pasarel qe lidhin Kalisin me Peshkopine mbi lumin Veleshice dhe nje ure pasarel ne Leshnice te Surroit.
Tre bjelloruse te bashkise dhe nje kamioncine u vune ne dispozicion te situates dhe punuan ne akset rrugore duke normalizuar situaten ne rrugen e Breglumes dhe ne bashkepunim me kompanine “Arbotek” u normalizua situata edhe ne rrugen Kukes – Shishtavec.
Mbetet problematike dhe e pa qarkullueshme rruga qe lidh fshatin Lojme, per shkak te shkarjeve masive te gureve e dherave ne dy segmente si dhe rruga qe lidh fshatin Orgjost, per shkak te gerryerjes se trupit te rruges nga prurjet e shumta te lumit.
Administratoret e Njesive Administrative me stafet e tyre jane ne terren e po ndjekin nga afer zhvillimet ne fshtartat problematike.
E gjithe situata po monitorohet nga Shtabi i Emergjencave te Bashkise i cili ka marre te gjitha masat per te vene ne gadishmeri mjetet e makinerite per nderhyrje.
Energjia elektrike ende mungon ne shume fshatra.
Bashkia kerkon mirekuptimin e qytetareve per te kufizuar levizjet e panevojshme me mjete per shkak te pritshmerive ne oret ne vijim pasi buletini meteorologjik shteteror ka paralajmeruar perkeqesim te situates dhe shtim te reshjeve.