Me datë 02.06.2016, ora 10:00, në sallën nr. 22 zhvillohet Mbledhja e Këshillit Bashkiak Kukës me rend dite:

  1. Projekt-vendim: Për dhënien e ndihmës ekonomike për muajin Maj 2016.
  2. Projekt-vendim: Për dhënien e titullit “Qytetar Nderi i Bashkisë Kukës”, z. Sahit Ramadan Prizreni.
  3. Projekt-vendim: Për dhënien e titullit të nderit “Dekorata e Artë e Shqiponjës”, z. Ramadan Selman Zaskoci.
  4. Projekt-vendim: Për miratimin e një shtese në strukturën e Drejtorisë së Shërbimeve Publike.
  5. Projekt-vendim: Për miratimin e programit buxhetor afat-mesëm (PBA) viti 2017-2019.
  6. Projekt-vendim: Për dhënie ndihmë emergjente për shtëpi të dëmtuar nga faktor natyror.
  7. Projekt-vendim: Për miratimin e rregullores së organizimit dhe funksionimit të strukturave komunitare në Bashkinë Kukës.
  8. Plan-Pune: Për miratimin e planit 6-mujor të Këshillit Bashkiak.

Informacion: Furnizimi me ujë të pijshëm i qytetarëve, investimet e bëra dhe investimet që do të bëhen në të ardhmen.

Informacion: Mbi shërbimet e ofruara deri tani dhe do të ofrohen në të ardhmen.