Shtabi i Emergjencave prane Bashkise Kukes po monitoron situaten e krijuar nga reshjet e dendura te bores, intensiteti i te cilave sa vjen e rritet.

Po behen nderhyrjet e nevojshme ne kohen dhe momentin e duhur, duke vleresuar edhe perparesite per nderhyrje.

Mjetet e kompanise sipermarrese dhe ato te bashkise po presin per nderhyrje me te pushuar reshjet.

Bashkia Kukes falenderon perzemersisht biznesmenin Safet Muja, i cili ka ofruar mbeshtetjen dhe gadishmerine me mjetet e tij per hapjen e rrugeve ne rast nevoje.

Ne te njejten kohe kerkojme nga te gjitha bizneset e Kukesit qe disponojne mjete te tilla si fadroma, bjelloruse etj, qe ti mbajne ne gadishmeri e ti pergjigjen pozitivisht kerkeses se bashkise, nese do te krijohen situata emergjence qe kerkojne angazhim shume me te madh forcash e mjetesh.

Bashkia Kukes u ben thirrje dhe kerkon mirekuptimin e qytetareve qe te kushtezojne levizjet e pamotivuara, vecanerisht ne ato zona ku ka probleme.