Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Kukës sh.a. njofton të gjithë qytetaret për të shlyer detyrimet ndaj ujësjellësit, përfshirë edhe debitë e prapambetura.

Po kështu, Ujësjellës Kanalizime sh.a u bën apel të gjithë konsumatorëve të pajisen me matësa uji të kolauduar nga kjo shoqëri brenda 30 ditëve.

Në rast se nuk do të zbatohet afati i lartpërmendur, Ujesjellës Kanalizime sh.a. është i detyruar të marrë masa administrative deri në ndërprerjen e furnizimit me ujë, në zbatim të VKM nr. 1304, datë 11.12.2009 “Për miratimin e modelit të rregullores për furnizimin me ujë dhe për kanalizimet në zonën e shërbimit të Ujësjellës Kanalizimeve sh.a.”