Ne Kukes situata eshte drejt permiresimit.

Ndonese ne oret e mbremjes kane rinisur reshjet e debores, pjesa me e madhe e rrugeve jane te qarkullueshme.

Situata e rrugeve eshte si me poshte:

Ne Njesine Administrative Kolsh jane hapur te gjitha akset rrugore.

Ne Njesine Adminisrative Malzi vijon puna per hapjen e rruges ne Piste. Akset e tjera jane te qarkullueshme.

Ne Njesine Administrative Kalis deri ne qender te njesise rruga eshte e qarkullueshme.

Ne Njesine Administrative Grykecaje vijon puna nga Fshati ne Shkinak e me pas drejt Cajes.

Ne Njesine Administrative Bicaj jane hapur te gjitha rruget, perfshire edhe fshatrat Mhole e Gabrice.

Ne Njesine Administrative Ujmisht eshte hapur nga rruga nacionale deri ne Malqene.

Ne Njesine Adminsitrative Surroj jane hapur te gjitha akset rrugore, perjashtuar lagjen Aliaj.

Ne Njesine Adminsitrative Shtiqen jane hapur te gjitha akset rrugore.

Ne Njesine Administrative Terthore jane te hapura te gjitha akset rrugore.

Ne Njesine Administrative Zapod sot eshte hapur edhe segmenti Pakisht- Zapod-Orcikel, per te zbritur tek Ura e Koloshit.

Ne Njesine Administrative Topojan mbeten te bllokuar fshatrat Xhaferaj, Breki, Turaj e Nimce. Do te nderhyet neser.

Ne Njesine Administrative Shishtavec neser do te nise puna per fshatrat Cernaleve, Oreshke, Kollovoz e Shtreze.

Sot ne oren 17:30 u hap rruga Restelice-Borje, fale bashkepunimit me autoritetet kosovare qe u konkretizuan pas bisedave te Kryetarit te Bashkise, Z.Bashkim Shehu dhe Ambasadorit te Shqiperise ne Kosove, Z.Qemal Minxhozi.
Neser do te behet e mundur edhe hapja e rruges qe lidh Shishtavecin me piken kufitare te Dragashit.

Bashkia Kukes me kete rast falenderon te gjithe ata qe u angazhuan per hapjen e ketij segmenti te rendesishem, vecanerisht komopanine SED TURS.

Ne Njesine Administrative Bushtrice eshte parashikuar nisja e punes per hapjen e rrugeve ne fshatrat e kesaj njesie.

Njesia Administrative Arren mbetet e bllokuar.

Ne 24 oret e fundit kemi patur keto raste urgjencash shendetesore:

Ne fshatin Kryemadh te Malziut u be e mundur transporti i nje te semuri. Gjate transportit pati veshtiresi per shkak te bllokimit te ambulances ne afersi te fshatit. U desh nderhyrje me mjete te kalueshmerise se larte per te terhequr ambulancen deri ne rrugen nacionale te asfaltuar.

Ne fshatin Piste u transportua per ne spital nje vajze 17 vjece. Per shkak te veshtiresise se rruges, kamioni i bashkise IVEKO me dy akse, i kalueshmerise se larte, i mbeshtetur dhe nga dy fadroma, bene te mundur transportin e te semures deri ne fshatin Vrish, ku e priste ambulanca e spitalit te Kukesit se bashku me personelin mjekesor.

Nga Surroj nje grua eshte transportuar me varke nga liqeni i Kukesit deri ne Bushat ku e priste ambulanca per ta derguar ne spitalin e Kukesit.

Po dje, eshte transportuar drejt spitalit te Kukesit nje i semure nga fshati Shkinak i Grykecajes me mjete te Njesise Administrative te Grykecajes.

Furnizimi me uje te pijshem vijon te jete normal. Drejtoria e Ujesjellesit eshte ne gadishmeri te plote dhe ekipet e avarise te kesaj drejtorie prej dy ditesh jane ne terren per te shkrire tubacionet e ngrira e per te siguruar furnizim te rregullt per qytetaret.