Situata ne Kukes po shkon drejt normalizimit. Temperaturat kane pesuar nje rritje te ndjeshme, ndersa nga ana e Bashkise eshte punuar per hapjen e rrugeve ne Njesite Administrative, Zapod, Grykecaje, Shtiqen, Terthore e Malzi duke hapur keto segmente:

Zapod – Orcikel – Ura Koloshit (e perfunduar teresisht).

Ne Njesine Administrative Malzi u hapen edhe rruget e fundit qe kishin mbetur te bllokuara ne Piste dhe Leproj.

Ne Njesine Administrative Grykecaje, Shkinaku dhe Caja jane te hapura.

Ne Njesine Administrative Terthore perfunduan te gjitha rruget, edhe ne fshatin Pobreg.

Ne Njesine Administrative Shtiqen u hapen edhe tre rruge te tjera qe lidhin fshatrat Krenze, Rexhepaj e lagjen Sukth.

Kane mbetur te pa hapura dhe do te nderhyet ne: Buzemadhe,Vile, Lusen, Tejdrinas, Xhaferaj, Breki, Nimçe, Kollovoz, Shtreze, Oreshke e Cernaleve.

Energjia elektrike nuk ka munguar.

Nuk ka patur raste te urgjencave mjekesore.

Drejtoria e Ujesjellesit ka vijuar punen per riparimin e defekteve ne rrjet dhe eleminimin e ngricave ne tubacione. Theksojme se si pasoje e ngricave jane demtuar rreth 80 % e matesave te ujit dhe nje numer i konsiderueshem i sareçineskave e elemneteve te tjere ne rrjetin e ujesjellesit.

Nga Drejtoria e Sherbimeve ka nisur puna per verifikimin dhe furnizimin me dru zjarri e lende djegese per shkollat, kopshtet e çerdhet ne territorin e Bashkise Kukes.