Ne Kukes situata e 24 oreve te fundit duket me e permiresuar. Temperaturat kaluan ne vlerat pozitive duke ulur ne menyre te ndjeshme masen e debores.

Sot perfundoi hapja e rrugeve ne te gjitha fshatrat e Njesise Administrative Ujmisht (Malqene, Skavice, Tejdrinas, Lusen e Zall Lusen).

Nje traktor me zinxhire, i planifikuar per te hapur rruget e Njesise Administrative Topojan e Shishtavec, sot pesoi nje defekt dhe neser ne mengjes do jete gati per te nisur punen.

Drejtoria e Sherbimeve Publike dhe ajo e Ujesjellesit vijuan punen per pergatitjen e objekteve shkollore per procesin mesimor, duke hapur oborret e rruget ne keto objekte dhe kontrolluar funksionimin e rrjetit te ujesjellesit e shkrirjen e tubacioneve ku jane shfaqur probleme.

Edhe sot nuk jemi njoftuar per urgjenca mjekesore, ndersa energjia elektrike nuk ka munguar ne te gjithe territorin e Bashkise Kukes.