Sot pati nje permiresim te theksuar te motit. Temperaturat ne vlerat maksimale arriten +8 grade celsius ndersa minimalja serish ka qendruar ne vlerat pozitive +2 grade celsius. Kjo ndikoi ne shkrirjen e debores ne nje mase te konsiderushme, e ndihmuar edhe nga era e cila eshte shoqeruar hera-heres edhe me shira lokal.

Ne mbremje pati reshje te lehta debore ne Shishtavec, Topojan, Grykecaje, Bushtrice, Kalis, Zapod e Malzi por qe nuk ndikuan ne krijimin e situatave te reja qe kane te bejne me rruget.

Sot mjetet borepastruese e makinerite e tjera u angazhuan ne Njesine Administrative Topojan, duke bere te mundur hapjen e rrugeve ne fshatrat Breki e Xhaferaj. Po keshtu u punua edhe per hapjen e rruges ne fshatin Cernaleve, nderkohe qe ka perfunduar hapja e rrugeve per fshatrat e Njesise Grykecaje.

Te bllokuara mbeten ende Njesia Administrative Arren si dhe fshatrat Nimce, Lojme, Oreshke, Shtreze e Kollovoz.

Sot vijoi puna ne te gjitha objektet arsimore per pergatijen e tyre per daten 16, date ne te cilen rifillon edhe procesi mesimore per vitin 2017.

Ne Njesite Administrative Kalis, Bushtrice, Grykecaje, Topojan dhe fshatrat Kollovoz, Shtreze e Novosej mungon energjia elektrike. Gjate dites se sotme edhe qyteti i Kukesit pati furnizim me nderprerje.