Kryetari i Bashkisë, z.Bashkim Shehu pranoi me kënaqesi kërkesën për takim të nxënësve të klasës së V-të A, të shkollës 9-vjeçare “Riza Spahiu”, me të cilët bisedoi rreth aktivitetit të Bashkisë Kukës.

Nxënësit u interesuan për veprimtarinë ditore dhe detyrat konkrete të bashkisë ndaj komunitetit dhe për projektet që ka bashkia në vijimësi për shërbimet publike, arsimin, hapësirat e gjelbërta, menaxhimin e mbetjeve, ujëjellësin etj.

Ky bashkëbisedim i këndshëm u shoqërua me pyetje dhe pergjigje duke i dhënë më shumë ngjyra këtij takimi me nxënësit. Prezenca e tyre dhe interesi për bashkinë u vlerësua maksimalisht nga kryetari i bashkisë i cili kërkoi nga ata më tepër angazhim në fushën e dijes e për të zgjedhur profesionin e duhur në jetë.

Në këtë takim, nxënësit u shoqëruan nga mësuesja e tyre kujdestare Manushaqe Muça.