Kukësi dalëngadalë po merr formën e nje qyteti me infrastrukturë të përmirësuar. Pas prishjes së ndërtimeve pa leje, me të ardhurat e veta, bashkia ka nisur rikualifikimin e shesheve dhe hapësirave publike në shërbim të qytetarëve.

Blloku i pallateve në lagjen nr. 3 të qytetit ka marrë pamje krejt tjeter. Dallimi bëhet lehtësisht edhe nga qytetarët që përshkojnë Rrugën e Kombit, pasi pallatet janë riparuar e lyer në fasada, ndërsa lulishtet, rrugët e brendshme, ndriçimi e gjithçka tjeter po merr formën përfundimtare.