Menjëherë pas fillimit të reshjeve të borës, me porosi të kryetarit, Z.Bashkim Shehu, u mblodh në mbrëmje Shtabi i Emergjencave i Bashkisë Kukës ku u theksua rritja e gadishmërisë dhe bashkëpunimit përballë situatave që mund të krijohen nga situata e motit.

Edhe firma mirëmbajtëse e rrugëve të bashkisë nxorri në terren borëpastrueset për largimin e borës së mbledhur deri në këto momente. Aktualisht, veç Njësisë Administrative Arrën që është e bllokuar, të gjitha njësitë e tjera janë të hapura dhe nuk janë paraqitur probleme.