Me iniciativën e Kryetarit të Bashkisë, z. Bashkim Shehu dhe mbështetjes së Ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë, Z.Qemal Minxhozi për konkretizimin e bashkëpunimitme bizneset në Kosovë, Bashkia Kukës ka nisur punën për rikonstruksionin e plotë të çerdhes në lagjen 3.

Ky rikonstruksion pritet të përfundojë brenda datës së fillimit të vitit të ri shkollor dhe parashikon krijimin e kushteve sa më komode për fëmijet, duke filluar që me termoizolimin, ngrohjen qëndrore, eleminimin e lagështirës, nyjet hidro-sanitare, zëvëndësimin e dyerve e dritareve si dhe fasadën e objektit.

Bashkia Kukës falenderon bizneset e Kosovës që mundësuan këtë investim, në të njëjtën kohë fton edhe bizneset e Kukësit për të kontribuar sado pak në bashkëpunime të tilla.