Nje nga akset rrugore me problematike te qytetit eshte drejt perfundimit te punimeve. Bashkia Kukes po zgjidh perfundimisht problemin me shqetesues, jo vetem per tregetaret por edhe per perdoruesit e shumte te ketij aksi, te cilesuar si unaza veriore e qytetit.

Kryetari i Bashkise, Z.Bashkim Shehu gjate inspektimit te punimeve theksoi se ky investim eshte nje prej premtimeve te mbajtuara te mandatit te tij, duke realizuar ne nje kohe te sghkurter njerin prej prioriteteve te qytetit.

Kryebashkiaku Shehu tha se krahas ketij investimi te rendesishem, kete vit do te nisin edhe projekte te tjera infrastrukturore sic jane rikonstruksionet e shkollave te fshatrave Shtiqen e Mamez dhe rikualifikimi urban i lagjeve 4 dhe 5 te qytetit.

Sipermarresi i punimeve po hedh shtresen e dyte te asfaltit ne segmentin rrugor nga “Shote Galica deri tek ish Parku i Ri.

Nje pjese e trotuareve tashme eshte drejt perfundimit. Mbjellja e pemeve ka perfunduar e po punohet edhe per vendosjen e ndricimit. Gjithashtu ky segment do te kete edhe sinjalistiken bashkekohore te rruges, duke kompletuar ne teresi kete investim.

Investimi prej rreth 97 milion leke te reja eshte siguruar nga Bashkia Kukes permes Fondit te Zhvillimit te Rajoneve. Afati i perfundimit te punimeve sipas kontrates eshte 31 Dhjetori i ketij viti, por ashtu sic ishte premtuar ky investim do te mbyllet brenda muajit Qershor ose gjashte muaj para afatit.