20 milion leke te reja do te bejne te mundur rikonstruksionin e plote te shkolles se mesme te bashkuar “Qazim Shehu” Shtiqen.

Punimet e nisura pak dite me pare u inspektuan nga Kryetari i Bashkise Z.Bashkim Shehu i cili deklaroi se bashkia e ka ne fokus permiresimin e infrastruktures arsimore. Kryebashkiaku Shehu nuk eshte pajtuar me nismen e Mistrise se Arsimit per mbylljen e disa shkollave, duke e cilesuar si nisme jo transparente, te pa diskutuar me komunitetin apo pushtetin vendor.

Investimi per rikonstruksionin e shkolles “Qazim Shehu” eshte nje bashkefinancim i Bashkise Kukes ne masen 30% me Fondin e Zhvillimit te Rajoneve dhe perfshin nderhyrje teresore ne mure, dysheme, nyjet hidro-sanitare, rrjetin elektrik dhe ate te ngrohjes qendrore etj. Punimet per rikonstruksionin e shkolles pritet te perfundojne brenda 4 muajve.